• e premte, 08 nëntor 2024

Tajms: Arrihet marrëveshje doganore mes Britanisë dhe BE-së

Tajms: Arrihet  marrëveshje doganore mes Britanisë dhe BE-së

Londër, 1 shkurt 2023 (MIA) - Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian arritën marrëveshje doganore e cila do të mund ta hapë rrugën për fund të zënkave shumëvjeçare rreth Irlandës Veriore pas Bregzitit para dy viteve. 

Sipas Tajms, Brukseli e ka pranuar propozimin me të cilin do të shmangej nevoja për kontroll rutinë të produkteve të dedikuara për Irlandën Veriore. 

Është bërë e ditur se BE-ja për herë të parë e pranoi se Gjykata Evropiane e Drejtësisë mund të vendosë për çështje lidhur me Irlandën Veriore vetëm nëse rastin e kanë dorëzuar gjykatat në Irlandën Veriore, përderisa më parë Brukseli insistonte në atë se Komisioni Evropian të mund t'i prezantojë rastet drejtpëdrejt në gjykatë.

Ky konsiderohet si hap kritik për dhënien fund të qorrsokakut rreth protokollit për Irlandën Veriore, i cili u shkaktua pas hyrjes në fuqi të aranzhmaneve pas Bregzitit para dy viteve. 

"BE-ja shumë ndryshoi nga pozicioni fillestar në marrëveshje. Kjo marrëveshje nuk do të kënaq askënd, por shpresojmë se do t'i përmbushë të gjithë", deklaroi një burim nga Tajmsi i Brukselit. 

Në lidhje me doganat, marrëveshja në masë të madhe bazohet në propozimet e Londrës për sistem të korsive të gjelbra dhe të kuqe.

Malli i dedikuar për Irlandën Veriore do të lejohet pa kontrolle rutinë, përderisa malli për eksport të mëtutjeshëm në Republikën e Irlandës do t'i nënshrohet formaliteteve doganore në portet e Irlandës Veriore. 

Të dhënat për lëvizjen e veturave do të ndahen me BE-në, ndërsa Britania do të pajtohet që ta hetojë çdo aktivitet të dyshimt. Dauning strit njoftoi se marrëveshja nuk është arritur dhe se në të punohet "intensivisht". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR