• e premte, 05 dhjetor 2025

Tajlanda po dislokon ushtarë në kufirin me Kamboxhian

Tajlanda po dislokon ushtarë në kufirin me Kamboxhian

Bangkok, 7 qershor 2025 (MIA) – Tajlanda e rriti praninë e saj ushtarake në kufirin kontestues me Kamboxhian si përgjigje e rritjes së numrit të ushtarëve nga ana tjetër, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes së Tajlandës.  

Tajlanda dhe Kamboxhia e rrisin praninë e forcave në kufirin kontestues pas përleshjeve në maj, deklaroi ministri tajlandez. 

Tensionet mes të dyja vendeve nga Azia Juglindore u rritën pasi një ushtar kamboxhian ishte vrarë më 28 maj në të shtënat në zonën e kontestuar kufitare. Në ditët në vijim, autoritetet shkëmbyen me kujdes deklarata të formuluara me të cilat u angazhuan në dialog. 

Por, ministri Fumtam Veçajaçai, i cili është edhe zëvendëskryeministër i Tajlandës, tha se në bisedimet dypalëshe të mbajtura të ënjtjen, Kamboxhia i ka hedhur poshtë propozimet të cilat mund të ulnin tensionet. 

“Krahas kësaj, ka rritje të pranisë ushtarake, që i ka rritur tensionet në kufi”, tha Fumtam. Ai nuk sqaroi për vëllimin e përforcimeve nga të dyja palët. 

Në një deklaratë të posaçme sot, ushtria tajlandeze tha se ushtarët kamboxhian dhe civilë vazhdimisht e kanë sulmuar territorin tajlandez. 

“Këto provokime dhe rritja e forcave ushtarake tregojnë qëllimin e qartë për përdorimin e forcës”, njoftoi ushtria tajlandeze, duke shtuar se do ta ndërmarrin kontrollin ndaj të gjitha pikave tajlandeze të kontrollit përgjatë kufirit me Kamboxhian. 

“Ai është qëndrimi ynë, jo të fillojmë konflikt, por të mbrohemi”, tha kryeministri kamboxhian Hun Manet në fjalim.

“Parimet tona udhëheqëse janë ... respektimi i kornizave juridike ndërkombëtare. Këto strategji të bazuara janë kyçe për mbrojtjen e sovranitetit të kombit tonë”, tha ai, duke shtuar se forcat e armatosura të Kamboxhias janë të gatshme të mbrohen nga agresioni. 

Rritja e tensioneve vjen edhe krahas përpjekjeve të kryeministrit të Malajzisë Anvar Ibrahim, presidentit të tanishëm të bllokut aziatik juglindor ASEAN, si dhe Kinës për uljen e tensioneve. 

Më shumë se njëqind vjet, Tajlanda dhe Kamboxhia e kontestojnë sovranitetin në pika të ndryshme të pashënuara përgjatë kufirit tokësor të gjatë 817 kilometra, i cili për herë të parë ishte hartuar nga Franca në vitin 1907 përderisa Kamboxhia ishte koloni. 

Tensionet përshkallëzuan në vitin 2008 për shkak të tempullit hindu nga shekulli 11, që solli konflikt dhe të paktën dhjetëra raste të vdekjes, duke përfshirë edhe shkëmbim njëjavor të zjarrit artilerik në vitin 2011. 

Megjithatë, qeveritë e tanishme mbajnë lidhje më të mira. Ish liderët Taksin Shinavatra nga Tajlanda dhe Hun Sen nga Kamboxhia patën marrëdhënie të afërta, ndërsa vajza e Taksin dhe djali i Hun Sen janë kryeministra aktualë në vendet e tyre. 

Megjithatë, në Tajlandë u rritën ndjenjat nacionaliste, ndërsa ushtria tajlandeze të premten njoftoi se është e gatshme të fillojë “operacion në nivel të lartë” që të kundërshtojë çfarëdo lloj shkelje të sovranitetit. 

Kamboxhia këtë javë njoftoi se do t’i dorëzojë kontestet rreth katër veprave nga kufiri deri në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe kërkoi bashkëpunim nga Tajlanda. 

Shefi i mbrojtjes tajlandeze Fumtam sot përsëriti se Tajlanda nuk e njeh kompetencën e gjykatës dhe propozoi që të gjitha çështjet kufitare të zgjidhen nëpërmjet bisedimeve dypalëshe. fc/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR