Tajlanda dhe Kamboxhia u pajtuan të mos dislokojnë trupa shtesë përgjatë kufirit
- Tajlanda dhe Kamboxhia ranë dakord që të mos dislokojnë trupa shtesë përgjatë kufirit, që pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund luftimeve të ashpra pesëditore, deklaroi një zyrtar kamboxhian.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:15, 29 korrik, 2025
Bangkok, 29 korrik 2025 (MIA) - Tajlanda dhe Kamboxhia ranë dakord që të mos dislokojnë trupa shtesë përgjatë kufirit, që pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund luftimeve të ashpra pesëditore, deklaroi një zyrtar kamboxhian.
Lim Mengur, drejtor i përgjithshëm i Komitetit për Punë të Jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Asamblesë Kombëtare të Kamboxhias, tha se ishte thelbësore që vëzhguesit ndërkombëtarë të ndjekin respektimin e armëpushimit.
Autoritetet tajlandeze njoftuan se dëmet e para nga konflikti dhe shpenzimet për evakuuimin e personave nga zonat e prekura kanë tejkaluar 10 miliard bahti tajlandez (308 milion dollarë), ndërsa pritet që impakti ekonomik të jetë edhe më i lartë.
Ministri tajlandez i Financave, Piçai Çungvaxhira njoftoi se qeveria po përgatit një buxhet fillestar prej 25 miliardë bahti (769.349.250 dollarë) për të zbutur efektet negative të konfliktit. qa/
Foto: Mapa