Tajlanda dhe Kamboxhia ranë dakord për armëpushim, thotë kryeministri i Malajzisë
- Liderët e Tajlandës dhe Kamboxhias ranë dakord për një armëpushim urgjent dhe pa kushte për ndërprerjen e përleshjeve kufitare, deklaroi sot kryeministri malazez, Anvar Ibrahim, duke cituar agjencinë botërore të lajmeve.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:04, 28 korrik, 2025
Kuala Lampur, 28 korrik 2025 (MIA) - Liderët e Tajlandës dhe Kamboxhias ranë dakord për një armëpushim urgjent dhe pa kushte për ndërprerjen e përleshjeve kufitare, deklaroi sot kryeministri malazez, Anvar Ibrahim, duke cituar agjencinë botërore të lajmeve.
Sipas Ibrahimit, vendi i të cilit ishte nikoqir i mbledhjes mes përfaqësuesve tajlandeze dhe kamboxhiane, armëpushimi do të fillojë nga mesnata sipas kohës lokale. Ai shtoi se ky është hapi i parë i deeskalimit dhe kthimi i paqes, dhe se Tajlanda dhe Kamboxhia ranë dakord t'i ripërtërijnë komunikimet.
Kryeministri kamboxhian, Hun Sen deklaroi se është shumë i kënaqur nga mbledhja dhe rezultatet e tij dhe shpreson se luftimet menjëherë do të ndalen. Ai shprehu falenderim të thellë deri te presidenti amerikan Donald Tramp për ndërmjetësimin e tij, si dhe deri te qeveria kineze për pjesëmarrjen e tij në proces.
Kryeministri në detyrë i Tajlandës, Fumtam Vexhajçai, nga ana e tij deklaroi se vendi i tij e pranoi armëpushimin, i cili do të zbatohet me sukses dhe me vullnet të mirë nga të dyja palët. qa/
Foto: Arkivi i EPA-s