• e premte, 05 dhjetor 2025

Tajlanda dhe Kamboxha shkëmbyen zjarr në afërsi të kufirit të kontestuar

Tajlanda dhe Kamboxha shkëmbyen zjarr në afërsi të kufirit të kontestuar

Bangkok, 25 korrik 2025 (MIA) - Mëngjesin e sotëm përsëri pati luftime përgjatë kufirit midis Tajlandës dhe Kamboxhas, ku tensionet afatgjate janë përshkallëzuar në njërën nga dhunat më të këqija të viteve të fundit, duke detyruar mbi 100.000 njerëz të largohen. 

Ushtria tajlandeze parlajmëroi në Fejsbuk për përleshje të vazhdueshme në shumë zona kufitare dhe u bëri thirrje banorëve në provincat verilindore që ta shmangin zonën, raporton DPA. 

Kjo pasoi pas luftimeve të djeshme të ashpra, kur forcat tajlandeze njoftuan se kanë kryer sulme ajrore ndaj pozicioneve kamboxhiane si përgjigje të zjarrit ndërkufitar. Kamboxha u përgjigj me artileri, duke përfshirë sulme ndaj objektivave civile. 

Numri i viktimave në Tajlandë është rritur në 14, prej të cilëve 13 civil dhe një ushtarë, njoftoi qeveria tajlandeze. Autoritetet kanë evakuuar 100.000 banorë nga katër provinca, duke i vendosur në rreth 300 qendra për evakuim. 

Dy vendet fqinje të Azisë Juglindore për dekada janë duke u përplasur për pjesë të kufirit të tyre që është mbi 800 kilometra i gjatë. Konflikti është përqendruar rreth tempullit të Prasat Preah Vihear, një vend i trashëgimisë botërore të UNESKO-s që e kërkojnë të dyja vende.

Të dyja palët e akuzojnë njëra tjetrën për fillimin e përplasjes më të re të luftimeve. Kryeministri kamboxhian Hun Manet dje i bëri thirrje Këshillit për Siguri të KB-së urgjentisht të takohen në lidhje me atë që ai e përshkroi si të paprovokuar, i qëllimshëm dhe i synuar ndaj Kamboxhias.

Pritet që Këshilli sot të mblidhet për këtë çështje. qa/

Foto: Gugëll map

QËNDRONI TË LIDHUR