• e premte, 05 dhjetor 2025

Tajfuni "Podul" shkaktoi evakimin e 5.000 personave në Tajvan

Tajfuni

Taipei, 13 gusht 2025 (MIA) - Në zona të mëdha të Tajvanit jugor dhe lindor prej dje janë pezulluar të gjitha aktivitetet në pritje të tajfunit "Podul", publikuan mediat britanike, duke saktësuar se qindra fluturime janë anuluar, ndërsa pothuajse 5.000 njerëz janë evakuuar.

Ishulli rregullisht është goditur nga tajfunët, veçanërisht përgjatë bregdetit të tij lindor malor dhe me popullsi të pakët, që gjendet në Oqeanin Paqësor, raportuan mediat britanike.

Tajfuni "Podul", i shoqëruar me stuhi të erës deri në 191 kilometra në orë, po shkonte drejt qytetit juglindor Taitung dhe pritej dje të godiste Tajvanin, njoftuan meteorologët.

"Pritet që tajfuni të shkaktojë stuhi shkatërruese. Gjeni një vend për të qëndruar brenda", thuhej në një mesazh me tekst të dërguar banorëve në zonën e Taitung të martën në mëngjes. Për orët në vijim parashikohen erëra me shpejtësi mbi 150 kilometra në orë.

Nëntë qytete dhe rajone përreth kanë shpallur pushim nga puna dhe shkolla. Autoritetet po evakuojnë gjithashtu banorët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga tajfuni "Danas" që goditi ishullin muajin e kaluar. sa/

foto: Skrinshot nga JuTjub

QËNDRONI TË LIDHUR