• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tajfuni “Kong-rej” godet Tajvanin: Dy persona kanë humbur jetën, 580 janë lënduar

Tajfuni “Kong-rej” godet Tajvanin: Dy persona kanë humbur jetën, 580 janë lënduar

Taipei, 1 nëntor 2024 (MIA) – Kalimi i tajfunit Kong-rej mbi Tajvanin ka shkaktuar të paktën dy raste të vdekjes dhe 580 të plagosur, njoftoi Qendra për operacione emergjente (CEOC).

Erërat dhe tëreshurat e dendura të shiut goditën ishullin dje, me ç'rast paralajmërimi për tajfun sot është tërhequr, por u regjistrua edhe një rast tjetër i vdekjes.

Në Tajpei, një pemë në rrugë ka rënë mbi një motoçiklist duke i shkaktuar vdekjen. Gjithsej 580 persona në tërë ishullin u lënduar në aksidente të lidhura me tajfunin, raportoi CEOC.

Janë raportuar mbi 9.993 raste të pemëve të rrëzuara, rrëshqitje dheu dhe rrugë të dëmtuara në tërë ishullin, ndërsa 11,588 njerëz u evakuuan në qytete dhe qarqe të ndryshme.

Kryeqyteti Taipei dhe Taipei i Ri sot janë fokusuar në pastrimin e pasojave nga stuhia. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR