• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tajfuni Jagi mbyti 419 njerëz në Burma

Tajfuni Jagi mbyti 419 njerëz në Burma

Jangon, 24 shtator 2024 (MIA) – Numri i të vdekurve nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut nga tajfuni Jagi në Burma u rrit në 419, njoftoi sot junta në pushtet.

Në raportin e ri të publikuar sot nuk përmendet numri i të zhdukurve. 

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 887.000 njerëz ishin goditur nga tajfuni Jagi në Burma. 

Në vitin 2008, cikloni Nargis shkaktoi vdekje ose zhdukje të më shumë se 138.000 njerëzve aty. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR