• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tajfuni Doksuri: Mbi 20.000 njerëz janë evakuuar në veri të Kinës

Tajfuni Doksuri: Mbi 20.000 njerëz janë evakuuar në veri të Kinës

Pekin, 30 korrik 2023 (MIA) - Më shumë se 20.000 persona janë evakuuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme gjatë tri ditëve të fundit gjatë tajfunit Doksuri në veri të Kinës, njoftuan sot mediat shtetërore. 

"20.656 banorë janë evakuuar nga Shijiazhuang, kryeqyteti i provincës Hebei të Kinës veriore, për shkak të reshjeve të vazhdueshme që nga e premtja ndërsa afrohet Doksuri, tajfuni i pestë i vitit”, raportoi agjencia kineze e lajmeve Sinhua.

Rreth 1.100 persona në rrezik nga vërshimet dhe katastrofa të tjera, siç janë rrëshqitja e tokës, janë evakuar nga rajoni Fuping, në rajonin e largët në malin Taihang. 

Vërshimet sot i goditën shumicën e pjesëve të Habejit, përderisa agjencia provinciale meteorologjike edhe më tutje jep alarm paralajmërues për shi të fuqishëm. 

Tajfuni, i njohur lokalisht si Egaj në Filipine, goditi këtë vend të Azisë Juglindore në fund të javës së kaluar dhe shkatërroi arkipelagun në 13 rajonet e tij, njoftuan sot mediat lokale.

Në Filipine humbën jetën 40 persona, prej të cilëve 26 të cilët i humbën jetët kur u fundos një anije, përderisa qindra mijëra njerëz ishin prekur dhe zhvendosur. 

Këshilli Kombëtar i Reduktimit dhe Menaxhimit të Rrezikut nga Katastrofat në Filipine njoftoi se tajfuni shkaktoi dëme bujqësore dhe infrastrukturore prej më shumë se dy miliardë pesos filipine (më shumë se 36 milionë dollarë). fc/

Fotografia: Printskrin në Jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR