Tajfuni Bualoi mbyt 12 persona në Vietnam
- Dymbëdhjetë persona kanë vdekur, ndërsa 17 llogariten si të zhdukur pasi tajfuni Bualoi goditi pjesën qendrore të Vietnamit. Shtatëmbëdhjetë peshkatarë llogariten të zhdukur pasi valët e mëdha përmbysën varkën e tyre pranë provincës Kuang Tri.
- Post By Fami Bajrami
- 13:26, 29 shtator, 2025
Hanoj, 29 shtator 2025 (MIA) – Dymbëdhjetë persona kanë vdekur, ndërsa 17 llogariten si të zhdukur pasi tajfuni Bualoi goditi pjesën qendrore të Vietnamit. Shtatëmbëdhjetë peshkatarë llogariten të zhdukur pasi valët e mëdha përmbysën varkën e tyre pranë provincës Kuang Tri.
Për shkak të stuhisë janë evakuuar më shumë se 28.500 persona.
Tajfuni Bualoi dëmtoi ndërtesa banimi dhe shtëpi, objekte të kompanive, ndërpreu furnizimin me energji elektrike, shkaktoi përmbytje, përmbyti tokë bujqësore dhe shkaktoi valë të mëdha para se të ulë fuqinë, duke u drejtuar drejt Laosit.
Katër aeroporte, përfshirë edhe Aeroportin ndërkombëtar Danang për shkak të stuhisë janë mbyllur.
Bualoi më parë goditi Filipinet, ku jetën e humbën 27 persona.
foto: arkivi i MIA-s