• e premte, 05 dhjetor 2025

Tajani: Putin duhet të vendosë nëse do të ketë paqe në Ukrainë

Tajani: Putin duhet të vendosë nëse do të ketë paqe në Ukrainë

Romë, 12 maj 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri italian dhe ministër i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani sot deklaroi se presidenti rus, Vlladimir Putin duhet të vendosë nëse do të ketë paqe në Ukrainë, pasi që presidenti ukrainas, VOlodimir zelenski deklaroi se është i gatshëm të takohet me të për negociata paqësore të enjten në Stamboll.

"Shpresoj se Moska do ta njohë gatishmërinë e Zelenskit dhe përkushtimin e të gjithë neve për të arritur paqen", tha Tajani në margjina të takimit të aleancës Vajmer Plus-Kievi në Londër, sqaroi Ansa.

Tajani shtoi se sot e tërë përgjegjësia është në duart e Putinit.

"Paqja varet vetëm nga vullneti i Federatës ruse", tha shefi i diplomacisë italiane.

Tajani tha se sinjalet "nuk janë inkurajuese" pas sulmeve të kryera gjatë natës dhe shtoi se armëpushimi akoma mbetet kusht kyç për "negociata serioze".

Presidenti rus, Vlladimir Putin propozoi vazhdim të negociatave të drejtpërdrejta me Ukrainën pa parakushte, të cialt u ndërprenë në vitin 2022, dhe dialogu të fillojë më 15 maj në Stamboll.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u dakordua për bisedime në Turqi më 15 maj, por vetëm personalisht me Putinin. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR