Tajani: Nuk pajtohemi me Makronin për Ukrainën, ne jemi kundër përshkallëzimit
- Italia nuk e përkrah propozimin e presidentit francez, Emanuel Makron të dërgojë instruktorë ushtarakë në Ukrainë dhe është kundër çdo forme të përshkallëzimi në luftën ruso-ukrainase, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani.
- Post By Fami Bajrami
- 15:59, 7 qershor, 2024
Romë, 7 qershor 2024 (MIA) - Italia nuk e përkrah propozimin e presidentit francez, Emanuel Makron të dërgojë instruktorë ushtarakë në Ukrainë dhe është kundër çdo forme të përshkallëzimi në luftën ruso-ukrainase, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani.
"Putini bën propagandë parazgjedhore. Ne jemi për respektimin e pavarësisë së Ukrainës, por nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë dhe nuk do të dërgojmë armë në territorin rus", tha Tajani.
Pozicioni i Makronit, siç tha, nuk është njejtë me atë të Italisë.
"Nuk po ndjekim askënd: duhet të shmanget përshkallëzimi. Ne nuk jemi në luftë me Rusinë. Aktualisht ka një fushatë zgjedhore dhe Putini po tentojë ta ndajë Evropën, e cila është e bashkuar për këtë çështje", përfundoi zëvendëskryeministri. rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s