• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tajani: Italia dhe G7 po punojnë për armëpushim në Liban dhe Gazë

Tajani: Italia dhe G7 po punojnë për armëpushim në Liban dhe Gazë

Nju-Jork, 25 shtator 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani deklaroi se Italia dhe vendet e G7 po punojnë për armëpushim në Liban dhe Gazë, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

"Ky është prioritet për Italinë dhe G7", theksoi ai.

Tajani publikoi se ka diskutuar hollësisht çështjen me homologun e tij iranian, Abas Aragçi, "për t'u përpjekur ta bind" t'i ndihmojë Italisë dhe G7-shit "me ushtrimin e presionit ndaj Hezbollahut për të ndaluar sulmet ndaj Izraelit".

"Do të bisedojmë edhe me Izraelin për të parandaluar mundësinë e një pushtimi tokësor në Liban", shtoi ai.

Shihet qartë, tha ai, së nevojitet vendosja e një kufiri të ri tokësor midis Izraelit dhe Libanit, ashtu siç u bë me kufirin detar. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR