• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tajani i ka bërë thirrje Izraelit që t'i ndërpret armiqësitë në Gaza

Tajani i ka bërë thirrje Izraelit që t'i ndërpret armiqësitë në Gaza

Romë, 17 prill 2024 (MIA) - Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani sot i ka bërë thirrje Izraelit që t'i ndërpret operacionet ushtarake në Gaza, duke theksuar se është koha për armëpushim në enklavën palestineze.

Italia fillimisht i ka mbështetur aksionet e shtetit hebraik pas sulmit në jug të Izraelit nga ana e grupit palestinez Hamas më 7 tetor, por paradokohe e zvogëloi mbështetjen e saj për shkak të mijëra viktimave civilë në Gaza.

Në një intervistë për gazetën "Stampa", Tajani theksoi se lufta në Gaza është shkaktuar nga "sulmi barbar i Hamasit", por shtoi se "megjithatë për momentin ka nevojë për armëpushim".

"Izraeli duhet t'i ndërpret operacionet ushtarake, të cilat në masë të madhe e kanë goditur popullatën palestineze", shtoi Tajani.

Intervista u mbajt para takimit të ministrave të punëve të jashtme të G7 në ishullin italian Kapri, nikoqir i së cilës do të jetë Tajani. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR