Tajani: Duhet të parandalohet luftë e re në Lindjen e Afërt
- Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani deklaroi se ka biseduar me kolegun izraelit dhe libanez, Izrael Kac dhe Bu Habib, me qëllim që të parandalohet një luftë e re në Lindjen e Afërt.
- Post By Fami Bajrami
- 17:37, 29 korrik, 2024

Romë, 29 korrik 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani deklaroi se ka biseduar me kolegun izraelit dhe libanez, Izrael Kac dhe Bu Habib, me qëllim që të parandalohet një luftë e re në Lindjen e Afërt.
"Është e mundur të ndërpritet spiralja e dhunës" ka shkruar Tajani në Iks.
Tensionet midis Izraelit dhe lëvizjes proiraniane Hezbollah u përshkallëzuan pas sulmit me raketa në rrafshnaltën e Golanit, të pushtuar nga Izraeli më 27 korrik, me ç'rats u vrarë 12 fëmijë dhe adoleshentë.
Tajani theksoi se sulmi izraelit mund të shmangej nëse Hezbollahu e respektonte rezolutën 1.701 të Këshillit të Sigurimit të KB-së, me të cilën në vitin 2006 është ndëprerë lufta midis Izraelit dhe Hezbollahut në Libanin jugor. rq/bsh/
Foto: Iks