Tajani: Arritja e paqes në Ukrainë është e vështirë, por përgjegjësinë e ka Rusia
- Nënkryetari i Qeverisë italiane dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani deklaroi se arritja e paqes në Ukrainë është e vështirë, por përgjegjësinë për këtë e ka Rusia dhe presidenti i saj, Vlladimir Putin, njoftuan mediumet italiane.
- Post By Besnik Shuki
- 21:00, 5 maj, 2025
Romë, 5 maj 2025 (MIA) - Nënkryetari i Qeverisë italiane dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani deklaroi se arritja e paqes në Ukrainë është e vështirë, por përgjegjësinë për këtë e ka Rusia dhe presidenti i saj, Vlladimir Putin, njoftuan mediumet italiane.
Sipas Tajanit, Rusia duhet të pranojë se ka bërë gabim të madh dhe të marrë një qëndrim më të matur për të mundësuar arritjen e paqes.
"Ne jemi në anën e Ukrainës dhe mbrojmë pavarësinë e saj. Paqja nuk do të thotë kapitulim i Ukrainës. Qëllimi duhet të jetë paqe e drejtë", theksoi Tajani.
Ai gjithashtu u përqëndrua edhe në raundin paradokohe të mbajtur të parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, ku fitoi lideri i Aleancës së ekstremit të djathtë për Bashkimin e Romëve, Xhorxhe Simion.
"Rumania është vend i lirë dhe unë gjithmonë e respektoj votën e zgjedhësve. Do të shohim se si do të shkojë raundi i dytë", tha Tajani, duke shtuar se shpreson që qëndrimet anti-evropiane të mos mbisundojnë. bsh/
Foto: Arkiv