• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tahiri: Ndryshimet e mundshme të kufijve të Ballkanit do të çonin në bashkimin e shqiptarëve

Tahiri: Ndryshimet e mundshme të kufijve të Ballkanit do të çonin në bashkimin e shqiptarëve

Prishtinë, 28 shkurt 2025 (MIA) - Ish-shefja e ekipit negociues të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, vlerësoi se ndryshimet e mundhsme të kufinjve të Ballkanit do të ishin "mirë për shqiptarët" sepse, siç tha, "do të bashkojë (atë) komb të ndarë tragjikisht". Tahiri në Fejsbuk ka shkruar se "kanë filluar spekulimet për bisedimet e paqes të udhëhequra nga Trampi". 

"Spekulime nga analiste pro-rus e pro-Serbi po afirmojne idene e ndryshimit te kufijve, duke perfshire edhe Ballkanin, më saktë mes Kosoves dhe Serbise", theksoi Tahiri. 

Ajo, megjithatë, tha se presidenti amerikan "shumë mirë e di se nuk ka ndryshim kufijsh vetëm në një pjesë të Ballkanit sepse ato do të ndryshohen në gjithë Ballkanin, me paqe apo me luftë". 

Sipas saj, ndryshi i kufinjve është mirë për ne shqiptarët, sepse do të çonte në bashkimin e “ndarjes tashmë tragjike të kombit shqiptar”. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 


  

 

QËNDRONI TË LIDHUR