• e premte, 05 dhjetor 2025

Tërmeti me magnitudë prej gjashtë ballë goditi Kamçatkan

Tërmeti me magnitudë prej gjashtë ballë goditi Kamçatkan

Moskë, 15 gusht 2025 (MIA) - Një tërmet me magnitudë prej gjashtë ballësh sipas Shkallës së Rihterit u regjistrua sot në bregun lindor të gadishullit rus Kamçatka, njoftoi Qendra gjermane për hulumtime gjeologjike.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej dhjetë kilometra. 

Më 30 korrik, Kamçatka ishte goditur nga një tërmet me magnitudë prej 8,8 ballë sipas Rihterit, njëri nga më të fortit në histori, sipas të dhënave të Shërbimit gjeologjik amerikan, i cili e ka renditur si tërmetin e gjashtë më të fortë deri tani. Që atëherë, rajoni ka regjistruar qindra tërmete të njëpasnjëshme.

Tërmeti i korrikut ka shkaktuar cunami duke përmbytur qytetin port Severo-Kurilsk, në të cilin jetojnë rreth 2.000 banorë. Menjëherë pas kësaj, u lëshua një paralajmërim për rrezikun e cunamit në rajonin e Oqeanit Paqësor, duke përfshirë Japoninë, Ekuadorin, Havajin dhe bregun perëndimor të Amerikës së Veriut.

Vullkani Krasheninikov në Kamçatka është aktivizuar më 3 gusht, për herë të parë pas më shumë se 500 vitesh, ndërsa ekspertët besojnë se kjo mundë të lidhet me tërmetin e fuqishëm të korrikut. Sipas gjeologëve, këto aktivitete sizmike mund të shkaktojnë ndryshime të qëndrueshme gjeologjike në rajon. qa/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR