Tërmeti i fuqishëm në Afganistan, është ndjerë në shtatë shtete
- Në tërmetin me magnitudë 6.5 ballë sipas shkallës Rihter që goditi veriun e Afganistanit humbi jetën të paktën një person në Pakistanin fqinj dhe ka shkaktuar lëkundje të forta në pjesët veriore të të dyja vendeve, bëri të ditur sot Qendra Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:49, 21 mars, 2023
Kabul, 21 mars 2023 (MIA) - Në tërmetin me magnitudë 6.5 ballë sipas shkallës Rihter që goditi veriun e Afganistanit humbi jetën të paktën një person në Pakistanin fqinj dhe ka shkaktuar lëkundje të forta në pjesët veriore të të dyja vendeve, bëri të ditur sot Qendra Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 194 kilometrash, ndërsa epiqendra e tij ishte në vargun malor Hindu Kush, në afërsi të provincës së largët veriore afgane, Badaksash.
Një vajzë 13-vjeçare humbi jetën pasi një mur në shtëpinë e saj u shemb mbi të, ndërsa 34 persona u lënduan në qarkun verior Svat të Pakistanit, deklaroi përfaqësuesi i plicisë Shafiulla Gandapur.
Personat zyrtarë për fatkeqësi në Afganistan kumtuan se tani për tani nuk ka raporte për viktima të tjera.
Autoritetet dhe punonjësit humanityrë bënë të ditur se lëkundje shumë të forta janë ndjerë në Badakshan dhe zona të tjera veriore. Zëdhënësi i Kryqit të Kuq tha se nuk kanë të dhëna në dispozicion për dëmet në kryeqytetin Badakshan, por kontrollojnë zona të tjera.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti është ndjerë në një sipërfaqe prej 1000 kilometra nga rreth 285 milionë njerëz në Pakistan, Indi, Uzbekistan, Taxhikistan, Kazakistan, Kirgistan, Afganistan dhe Turkmenistan.
Vitin e kaluar në një tërmet me magnitudë 6.1 sipas shkallës Rihter në lindje të Afganistanit humbën jetën më shumë se 1.000 njerëz. ar/
Foto:EPA