Tërmet prej katër ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar në Sarajevë
- Tërmet me magnitudë prej 4.2 ballë të shkallës Rihter e ka goditur kryeqytetin e BeH-së, Sarajevën në mëngjes rreth orës 09:20.
- Post By Fami Bajrami
- 10:29, 19 shkurt, 2024

Sarajevë, 19 shkurt 2024 (MIA) - Tërmet me magnitudë prej 4.2 ballë të shkallës Rihter e ka goditur kryeqytetin e BeH-së, Sarajevën në mëngjes rreth orës 09:20.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 10 kilometra në veri të Sarajevës në një thellësi prej gjashtë kilometrash.
Qytetarët e Sarajevës dhe rrethina e saj shkruajnë në EMSC se tërmeti është ndjerë fuqishëm dhe ka zgjatur disa sekonda, transmeton Klis.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale. rq/mb/
Foto: Arkivi i MIA-s