• e martë, 24 dhjetor 2024

Tërmet prej 5,2 ballëve në ishullin Evia, është ndjerë edhe në Athinë

Tërmet prej 5,2 ballëve në ishullin Evia, është ndjerë edhe në Athinë

Athinë, 3 nëntor 2023 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 5,2 ballëve të shkallës Rihter është regjistruar në ishullin grek Evia, menjëhertë pas orës 8.30 sipas orës lokale, konform të dhënave të Qendrës gjeodinamike të Observatorit nacional, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në pjesën qendrore të Evias, ndërsa është ndjerë edhe në Athinë.

Tash për tash nuk ka informacione për të lënduar ose dëm material. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR