• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tërmet prej 5,1 ballë goditi Stambollin, nuk ka informacione për viktima

Tërmet prej 5,1 ballë goditi Stambollin, nuk ka informacione për viktima

Stamboll, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Tërmet me fuqi prej 5,1 ballë sipas Shkallës Rihter është regjistruar në mëngjes në rajonin e Stambollit.

Tërmeti ka ndodhur sipas orës 10:42 me orën lokale dhe është ndjerë fuqishëm në shumë zona të qytetit, kryesisht përgjatë bregut të detit Marmara, si dhe në qytetet Bursa, Kohaeli dhe Jalova.

Observatoria Kandili në Stamboll kumtoi se epiqendra e tërmetit ishte në gjirin Gemlik në Detin Marmara, në thellësi prej nëntë kilometra.

Guvernatori i Stambollit, Davut Gjul deklaroi se nuk ka raporte për viktima ose dëme në qytet.

Kanalet televizive turke raportuan se tërmeti ka shkaktuar frikë te popullata në shumë zona të Stambollit, kryesisht në bregun aziatik. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR