Tërmet prej 4,4 ballë në Italinë veriore
- Post By Sara Ademi
- 13:32, 18 dhjetor, 2021

Milano, 18 dhjetor 2021 (MIA) - Tërmet me fuqi prej 4,4 ballë sipas shkallës Rihter e goditi Italinë veriore dhe rajonin rreth Bergamos, kumtoi agjencia italiane për vullkanologji (INGV).
Tërmeti e goditi qytetin Bonate Soto, në rajonin Bergamo, ndërsa epiqendra ishte në thellësi prej 26 kilometra.
Siç transmetojnë mediat italiane, tërmeti është ndjerë në të gjithë rajonin, ndërsa e kanë ndjerë edhe banorët e Milanos. sa/