• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tërmet në jug të Turqisë me fuqi prej 4,9 ballëve sipas Rihterit

Tërmet në jug të Turqisë me fuqi prej 4,9 ballëve sipas Rihterit

Adana, 22 maj 2023 (MIA) - Një tërmet me fuqi prej 4,9 ballëve sot e goditi provincën jugore turke Adana, informon Anadollia. 

Agjencia turke për Menaxhim me Situata të Jashtëzakonshme (AFAD) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte regjistruar në rajonin Sajbejlli, në thellësi prej 6,67 kilometrave. 

Lëkundja është ndjerë në rajonin më të gjerë në jug të Turqisë, që në shkurt ishte goditur nga një seri e tërmeteve shkatërruese. 

Guvernatori i Adanasë, Sulejman Elban, për Anadollian deklaroi se deri më tani nuk ka informacione për pasojat nga tërmeti dhe se ekipet kompetente janë në teren. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR