• e diel, 22 dhjetor 2024

Tërmet në ishujt Lojalti, pjesë e arkipelagut Kaledonia e Re

Tërmet në ishujt Lojalti, pjesë e arkipelagut Kaledonia e Re

Numea, 20 maj 2023 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 7,1 ballë sipas Rihterit u regjistrua sot në juglindje të ishujve Lojalti, të cilat janë pjesë e arkipelagut Kaledonia e Re, kumtuan autoritetet lokale.

Instituti gjeofizik amerikan kumtoi se epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi prej 36 kilometrave. Epiqendra e tërmetit ka qenë në largësi prej 416 kilometrave në juglindje të qendrës administrative të Kaledonisë së Re, qyteti Numea, ku jetojnë më shumë se 94.000 njerëz. Tani për tani nuk ka informata për dëm material.

Shërbimi meteorologjik australian kumtoi nuk ka rrezik për cunami për Australinë pas tërmetit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR