• e premte, 05 dhjetor 2025

Tërmet në Afganistan: Mbi 600 të vdekur dhe më shumë se 1.500 të lënduar

Tërmet në Afganistan: Mbi 600 të vdekur dhe më shumë se 1.500 të lënduar

Kabul, 1 shtator 2025 (MIA) – Të paktën 622 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 1.500 janë lënduar në tërmetin e fuqishëm me fuqi prej 6,0 ballë i cili mbrëmë pak pas mesnate e goditi pjesën lindore të Afganistanit, njoftoi sot në mëngjes Ministria afgane e Punëve të Brendshme e cila është nën kontroll të talebanëve. 

Instituti Gjeologjik amerikan njoftoi se lëkundja ka ndodhur në orën 23:47 (koha lokale) në provincën malore Kunar, 27 kilometra në verilindje të qytetit Xhalalabad, në zonën Nangahrar. Njëzetë minuta më vonë është regjistruar edhe një tërmet me fuqi prej 4,5 ballë në zonën e njëjtë. 

Sipas autoriteteve, të vdekur dhe të lënduar ka në rrethet Nur Gul, Soki, Vatpur, Manogi dhe Çapadare. Tërmeti ishte ndjerë edhe në kryeqytetin Kabul, si dhe në kryeqytetin pakistanez Islamabad. 

“Në Kunar, zona më e goditur, numër i madh i shtëpive plotësisht ishin shkatërruar”, deklaroi për DPA zëdhënësi i Ministrisë talebane të Punëve të Brendshme, Abdul Matin Kani.

Ekipet për shpëtim po bëjnë përpjekje të arrijnë deri në rajonet e largëta malore, por komunikimet e kufizuara dhe rrugët e ngushta e dëmtojnë aksionin. Autoritetet në Kabul kërkuan ndihmë ndërkombëtare. 

Afganistani i është nënshtruar tërmeteve të fuqishme dhe të shpeshta, veçanërisht në rajonin e Hindukushit, ku takohen pllaka tektonike indiane dhe euroaziatike. fc/

Foto: Printskrin Iks/@Zarifa_Ghafari

 

QËNDRONI TË LIDHUR