Tërmet me një magnitudë 5.0 ballë godet Turqinë perëndimore, ndjehet edhe në Stamboll
- Tërmet me një magnitudë 5.0 ballë goditi sot Turqinë perëndimore, me epiqendër në Detin Marmara, 39 kilometra nga provinca Tekirdag, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:25, 2 tetor, 2025
Stamboll, 2 tetor 2025 (MIA) - Tërmet me një magnitudë 5.0 ballë goditi sot Turqinë perëndimore, me epiqendër në Detin Marmara, 39 kilometra nga provinca Tekirdag, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti është ndjerë edhe në Stamboll, i cili është rreth 100 kilometra nga epiqendra e tërmetit, raportuan mediat turke.
Sipas komunikatës së EMSC, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej nëntë kilometra.
Pas tërmetit, Kabineti i guvernatorit të Stambollit njoftoi se "deri më tani nuk janë raportuar dëme në Stamboll".
"Ekipet tona në terren kanë filluar kërkimet në të gjithë qytetin. I lusim qytetarët tanë të mos u afrohen ndërtesave që mund të jenë dëmtuar dhe të respektojnë njoftimet e institucioneve kompetente", thuhet në komunikatën e publikuar nga Hyrijet.
Tërmeti, i cili goditi në orën 14:55 sipas kohës lokale, me epiqendër në Detin e Marmarasë, ndërsa është ndjerë edhe në Stamboll, i cili është rreth 100 kilometra nga epiqendra, ku njerëzit në panik dolën në rrugë, raportoi portali Son Saika.