• e martë, 26 nëntor 2024

Tërmet me magnitudë prej 7,2 ballë sipas Shkallës Rihter është ndjerë në afërsi të bregut të gadishullit rus Kamçatka

Tërmet me magnitudë prej 7,2 ballë sipas Shkallës Rihter është ndjerë në afërsi të bregut të gadishullit rus Kamçatka

Moskë, 18 gusht 2024 (MIA) - Një tërmet me magnitudë prej 7,2 ballë sipas Shkallës Rihter është ndjerë mbrëmë në afërsi të bregut lindor të gadishullit rus Kamçatka, njoftoi Qendra Sizmike Mesdhetare Evropiane.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 51 kilometra, shtojnë nga qendra sizmike.

Qendra Nacionale Amerikane për paralajmërime nga cunami kumtoi se ekziston rrezik nga cunami pas tërmetit.

Sipas mediave ruse, banorët e zonës i kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të lëkundjeve. Si pasojë e tërmetit, në shumë shtëpi janë rrëzuar mobiljet dhe janë thyer enët. sa/ 

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR