Tërmet prej 7 ballësh godet Kaliforninë
- Një tërmet me magnitudë prej 7 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sonte zonën detare afër pjesës veriore të shtetit amerikan të Kalifornisë, bën të ditur Qendra sizmologjike evropiane-mesdhetare.
- Post By Fami Bajrami
- 21:18, 5 dhjetor, 2024
Los Anxhelos, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Një tërmet me magnitudë prej 7 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sonte zonën detare afër pjesës veriore të shtetit amerikan të Kalifornisë, bën të ditur Qendra sizmologjike evropiane-mesdhetare.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dhjetë kilometra.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 108 kilometra në veriperëndim të qytetit Fortuna i cili ka 12.000 banorë, ndërsa qyteti më i madh në zonë është Santa Rosa, ku jetojnë rreth 180.000 njerëz.
Foto: arkivi i MIA-s