Tërmet me magnitudë pesë ballë në rajonin Kahramanmarash të Turqisë
- Tërmet me magnitudë pesë ballë është regjistruar sot në orën 11:56 në territorin e Turqisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
- Post By Sara Ademi
- 14:23, 11 qershor, 2023

Ankara, 11 qershor 2023 (MIA) - Tërmet me magnitudë pesë ballë është regjistruar sot në orën 11:56 në territorin e Turqisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Sipas qendrës, tërmeti ndodhi 71 kilometra në veriperëndim të qytetit Kahramanmarash në një thellësi prej 10 kilometrash.
Për momentin nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale.
Zona e Kahramanmarashit ishte epiqendra e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit të këtij viti, me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë. Më shumë se 50,000 njerëz vdiqën në tërmetet dhe rreth 115,000 u plagosën. sa/
Foto: Arkivi i MIA