Tërmet me intensitet prej 5,2 ballë sipas shkallës së Rihterit regjistrohet në Kretë
- Tërmet me intensitet prej 5,2 ballë sipas Shkallës së Rihterit u regjistrua sot në perëndim të bregut të Kretës, kumtoi Opservatoriumi kombëtar i Athinës.
- Post By Besnik Shuki
- 19:39, 14 mars, 2023
Athinë, 14 mars 2023 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 5,2 ballë sipas Shkallës së Rihterit u regjistrua sot në perëndim të bregut të Kretës, kumtoi Opservatoriumi kombëtar i Athinës.
Epiqendra e tërmetit, në thellësi prej 14 kilometrave dhe që ka ndodhur në ora 18:36 sipas kohës lokale, ka qenë 98 kilometra në jugperëndim të ishullit Kitira në Detin Jon, njofton "Ekatimerini". bsh/