Tërmet me intensitet prej 5 ballë sipas Rihterit e goditi Afganistanin verior
- Tërmet me intensitet prej 5 ballë sipas shkallës së Rihterit e ka goditur sot provincën veriore afgane, Balh.
- Post By Besnik Shuki
- 14:51, 18 shkurt, 2024

Kabul, 18 shkurt 2024 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 5 ballë sipas shkallës së Rihterit e ka goditur sot provincën veriore afgane, Balh.
Sipas Institutit gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 10 kilometrave.
Haxhi Zaid, zëdhënës i guvernatorit të provincës Balh, deklaroi se tani për tani nuk ka informata për viktima ose dëm të shkaktuar material. bsh/
Foto: MIA arkiv