Tërmet i ri në Qipro me fuqi prej mbi pesë ballë sipas shkallës Rihter
- Tërmet me fuqi prej të paktën 5,3 ballë, sipas të dhënave të para, u regjistrua pasdite në afërsi të qytetit Pafos në pjesën jugperëndimore të Qipros, që njëherit është tërmeti i dytë prej mbi pesë ballë në një periudhë pesë orëshe, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Sara Ademi
- 17:20, 12 nëntor, 2025
Nikozia, 12 nëntor 2025 (MIA) - Tërmet me fuqi prej të paktën 5,3 ballë, sipas të dhënave të para, u regjistrua pasdite në afërsi të qytetit Pafos në pjesën jugperëndimore të Qipros, që njëherit është tërmeti i dytë prej mbi pesë ballë në një periudhë pesë orëshe, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas mediave qipriote tërmeti mes 5,3 dhe 5,9 ballë, ishte i fortë dhe është ndjerë në disa pjesë të ishullit, ndërsa aktualisht nuk ka informata për të lënduar ose dëm material.
Me epiqendër të njejtë dhe fuqi prej 5,3 ballë ishte edhe tërmeti rreth orës 11:30 sipas kohës lokale.
Në periudhën e njejtë mes dy tërmeteve u regjistruan edhe disa dridhje më të vogla. sa/