• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tërmet i ri me magnitudë prej 7,1 ballësh në Zelandë të Re

Tërmet i ri me magnitudë prej 7,1 ballësh në Zelandë të Re

Uellington, 24 prill 2023 (MIA) - Një tërmet me fuqi prej 7,1 ballësh sipas Rihterit sot e goditi rajonin e ishullit Kermadec, në afërsi të Zelandës së Re, kumtoi Instituti Gjeologjik Amerikan (USGS).

Tërmeti ka qenë në thellësi prej 10 kilometrash, ndërsa USGS fillimisht njoftoi për fuqi prej 7,3 ballësh, por më vonë i korrigjoi të dhënat në 7,1, transmetojnë mediat britanike.

Qendra amerikane për paralajmërim nga cunami në Paqësor publikoi se ka kaluar kanosja nga cunami në rajonin rreth ishullit Kermadec.

QËNDRONI TË LIDHUR