Tërmet i ri është regjistruar në Afganistan
- – Tërmet me intensitet prej 5,5 ballë sipas Shkallës Rihter sot është regjistruar në pjesën juglindore të Afganistanit, vetëm dy ditë pasi zona ishte goditur nga tërmet me magnitudë prej gjashtë ballë me çka humbën jetën mbi 1.400 njerëz.
- Post By Fitore Curri
- 17:33, 2 shtator, 2025
Kabul, 2 shtator 2025 (MIA) – Tërmet me intensitet prej 5,5 ballë sipas Shkallës Rihter sot është regjistruar në pjesën juglindore të Afganistanit, vetëm dy ditë pasi zona ishte goditur nga tërmet me magnitudë prej gjashtë ballë me çka humbën jetën mbi 1.400 njerëz.
Edhe tërmeti i sotëm është regjistruar në thellësi relativisht më të vogël – 10 kilometra.
Sipas autoriteteve talebane në tërmetin e fuqishëm humbën jetën 1.411 njerëz, 3.124 janë lënduar, ndërsa mbi 5.400 shtëpi janë rrënuar.
Tërmetet janë dukuri e shpeshtë në Afganistan, veçanërisht në vargmalin Hindukush, ku takohen pllaka tektonike indiane dhe euroaziatike. Provincat lindore Kunar dhe Nangahar janë goditur më së shumti nga tërmeti i cili ndodhi para dy ditëve. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s