• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tërmet i fuqishëm në Filipine, lëshohet paralajmërim për cunami

Tërmet i fuqishëm në Filipine, lëshohet paralajmërim për cunami

Manila, 4 prill 2023 (MIA) - Një tërmet i fortë me magnitudë prej 6.6 ballë ka goditur sot pjesën lindore të Filipineve, duke bërë që agjencia sizmologjike e vendit të lëshojë një paralajmërim për cunami.

Epiqendra e tërmetit ishte 120 km nga qyteti Vigo, në një thellësi prej 45 km, kumtoi Instituti Evropian Sizmologjik Mesdhetar, i cili fillimisht raportoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.3 ballë.

Instituti i Filipineve për Vullkanologji dhe Sizmologji u bëri thirrje njerëzve që jetojnë pranë bregut të qëndrojnë larg oqeanit, duke paralajmëruar se ata mund të përballen me valë një metër mbi mesataren dhe se valët mund të jenë edhe më të larta në gjire dhe ngushtica.

"Njoftohet publiku që të jetë i përgatitur në rast të dallgëve të mëdha. Ata u këshilluan të qëndronin larg plazheve", tha për radion DZMM, Terezito Bakolol, drejtor i agjencisë shtetërore sizmologjike.

Ai shtoi se për momentin nuk ka raportime për dëme apo viktima. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR