Tërmet i fuqishëm në Filipine
- Një tërmet me magnitudë 5,5 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot ishujt Babujan në veri të Filipineve, kumtoi Instituti Sizmologjik i SHBA-së.

Manila, 17 qershor 2023 (MIA) – Një tërmet me magnitudë 5,5 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot ishujt Babujan në veri të Filipineve, kumtoi Instituti Sizmologjik i SHBA-së.
Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 34 kilometrash.
Agjencia shtetërore sizmologjike e Filipineve kumtoi se priten pasgoditje, por nuk u raportuan dëme si pasojë e tërmetit, i cili ndodhi nën sipërfaqen e detit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s