• e premte, 05 dhjetor 2025

Tërmet i dytë i fuqishëm e goditi pjesën jugore të Filipinëve, në të parin e humbën jetën pesë persona

Tërmet i dytë i fuqishëm e goditi pjesën jugore të Filipinëve, në të parin e humbën jetën pesë persona

Manila, 10 tetor 2025 (MIA) - Një tërmet i ri me magnitudë prej 6,9 ballë goditi të njëjtin rajon në pjesën jugore të Filipinëve, si tërmeti me magnitudë prej 7,4 ballë këtë mëngjes, kumtuan sizmologët filipinas.

Kreu i Institutit Filipinez të Sizmologjisë dhe Vullkanologjisë, Teresito Bacolcol, tha se tërmeti goditi vonë natën në qytetin Manay në provincën Davao Oriental dhe u shkaktua nga aktiviteti sizmik në të njëjtën zonë tërmeti, Hendeku Filipinez, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Kreu i Institutit filipinas të sizmologjisë dhe vullkanologjisë, Teresito Bakolkol, deklaroi se tërmeti ka ndodhur vonë natën në qytetin Manaj në provincën Davao Orientall dhe është shkaktuar nga aktiviteti sizmik në të njëjtën zonë tërmeti, hendeku filipinez, në thellësi prej 10 kilometra.

Sizmologët nuk kanë përcaktuar ende nëse ky është një tërmet i veçantë apo një pasgoditje e dytë pas tërmetit të mëparshëm në të cilin e humbën jetën pesë persona. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR