• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tërheqja e Bajdenit me siguri do të jetë tema kryesore në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së

Tërheqja e Bajdenit me siguri do të jetë tema kryesore në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së

Bruksel, 22 korrik 2024 (MIA) - Tërheqja e paralajmëruar e presidentit amerikan Xho Bajden nga gara presidenciale pritet të jetë tema kryesore në takimin e sotëm të ministrave të Punëve të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Tema kryesore në takimin e rregullt të sotëm të ministrave të Punëve të Jashtme janë konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Afërt, por vendimi historik i Bajdenit me siguri do të dominojë në negociatat në Bruksel.

Marrëdhëniet midis BE-së dhe SHBA-së janë përkeqësuar gjatë mandatit të parë të Donald Tramp, ndërsa në BE ka shqetësime se mandati i tij i dytë do të ketë pasoja të mëdha për luftën në Ukrainë, tregtinë globale dhe sigurinë evropiane në përgjithësi.

Por, jo të gjitha vendet anëtare e ndajnë shqetësimin, duke marrë parasysh ndryshimet momentale politike në të djathtë, siç u konfirmua në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në fillim të muajit të kaluar. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR