• e martë, 24 dhjetor 2024

Të shtënat në një shkollë ruse përfunduan me dy viktima dhe pesë të plagosur

Të shtënat në një shkollë ruse përfunduan me dy viktima dhe pesë të plagosur

Moskë, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Të shtënat në një shkollë në qytetin rus Brajansk në afërsi të kufirit me Ukrainën sot ka përfunduar me dy viktima, raportojnë mediat ruse, duke iu referuar administratës rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 Sipas informacioneve fillestare, një nxënëse 14-vjeçe ka hyrë në godinën e shkollës dhe ka qëlluar disa herë ndaj shokëve të klasës me pistoletë, e cila ishte në pronësi të ligjshme të babait të saj.

 E mitura, e cila ishte në klasën e tetë, ka plagosur gjashtë shokë të klasës, pas së cilës ajo është vetëvrarë. Më vonë, njëri nga nxënëset e lënduara ka ndërruar jetë në spital.

 "Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe i është nënshtruar një operacioni. Katër të plagosurit e tjerë janë në gjendje mesatare", deklaroi ndihmësi i ministrit rus të Shëndetësisë.

 Sipas informacioneve të hetimit, vajza ka qëlluar me armë shokët e klasës për shkak të një konflikti me ta.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR