• e premte, 05 dhjetor 2025

Të shtëna në një shkollë të mesme në SHBA, dy nxënës janë plagosur, sulmuesi i armatosur humbi jetën

Të shtëna në një shkollë të mesme në SHBA, dy nxënës janë plagosur, sulmuesi i armatosur humbi jetën

Uashington, 11 shtator 2025 (MIA) - Një nxënës hapi zjarr në një shkollë të mesme në periferi të Denverit, Kolorado, duke plagosur dy adoleshentë para se t'i drejtojë armën vetes, njoftuan autoritetet lokale, duke cituar nga mediat amerikane.  

Autoritetet më vonë njoftuan se djali që hapi zjarrin kishte ndërruar jetë. 

Incidenti ishte raportuar rreth orës 12:30 (koha lokale) në shkollën e mesme "Evergrin" në Evergrin, Kolorado, rreth 30 milje në perëndim të Denverit. 

Plumbat janë gjuajtur si brenda ashtu dhe jashtë ndërtesës shkollore, ndërsa policët që arritën në vendin e ngjarjes e gjetën sulmuesin brenda pesë minutash, deklaroi zëdhënësja e zyres së sherifit të qarkut Xheferson, Xheki Kelli.

"Asnjë nga policët të cilët arritën në vendin e ngjarjes nuk gjuajtën asnjë plumb", shtoi Kelli

Më shumë se 100 policë nga zonat përreth u nisën drejt shkollës për të ndihmuar, deklaroi zëdhënësi i zyrës së sherifit të qarkut Xheferson.

Në vitin 1999, në të shtënat në shkollën fillore "Kolumbiana" në qarkun Xheferson u vranë 14 persona. 

Tre adoleshentë nga Evergrini të cilët u plagosën u dërguan në spital dhe fillimisht u raportua se ishin në gjendje kritike. Mosha e tyre nuk u publikua.

Deri në mbrëmje, njëri prej tyre ishte në gjendje stabile. 

Shkolla e mesme ka më shumë se 900 nxënës. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR