Të shtëna në një qendër tregtare në Florida, një i vdekur, disa të plagosur, sulmuesi ka ikur
- Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në Florida. Sulmuesi ka hedhur armën dhe ka ikur, njoftoi policia në shtetin juglindor amerikan.
Okala, 24 dhjetor 2023 (MIA) - Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në Florida. Sulmuesi ka hedhur armën dhe ka ikur, njoftoi policia në shtetin juglindor amerikan.
Sipas policisë, dyshohet se i vrari ka qenë objektiv i sulmuesit. Ai u qëllua disa herë.
Qendra tregtare ndodhet në qytetin Okala, Florida Qendrore, rreth 80 milje në veriperëndim të Orlandos.
Për momentin nuk dihen detaje të tjera. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s