Të shtëna në një klub nate në Majami Biç, një person e humbi jetën
- Një person e humbi jetën, ndërsa dy janë lënduar nga të shtënat në një klub nate në Majami Biç, lajmëroi CBS.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:50, 8 maj, 2023

Majami Biç, 7 maj 2023 (MIA) - Një person e humbi jetën, ndërsa dy janë lënduar nga të shtënat në një klub nate në Majami Biç, lajmëroi CBS.
I vrari fillimisht u dërgua në kujdes intensiv në spitalin Xhekson Memorial, ku më vonë iu nënshtrua plagëve, ceket në kumtesën e policisë.
Në spital janë dërguar edhe dy gra të lënduara. Policia nuk e kumtoi identitetin e viktimave.
Hetimi është në rrjedhë. ab/
Foto: ЕPА