• e premte, 05 dhjetor 2025

Të shtëna me armë në një shkollë katolike në Mineapolis, tre të vdekur njëzet të plagosur

Të shtëna me armë në një shkollë katolike në Mineapolis, tre të vdekur  njëzet të plagosur

Mineapolis, 25 gusht 2025 (MIA) - Tre persona janë vrarë, ndërsa 20 janë plagosur në të shtënat e sotme në një shkollë katolike në pjesën jugore të qytetit amerikan Mineapolis, kumtoi ministria amerikane e Drejtësisë.

Në mesin e të vdekurve është edhe sulmuesi, precizuan autoritetet.

Incidenti ndodhi vetëm dy ditë pas fillimit të vitit shkollor në Shkollën Katolike - një shkollë fillore private me rreth 395 nxënës. 

Policia nga periferia fqinje Riçfild njoftoi se në vendin e ngjarjes është vërejtur një burrë i veshur tërësisht me të zeza, i armatosur me një pushkë. Ai e kreu sulmin gjatë një meshe të mëngjesit ku merrnin pjesë fëmijët.

Televizionet lokale transmetuan pamje të prindërve të shqetësuar që thyenin shiritin e policisë që rrethonte shkollën për të nxjerrë fëmijët e tyre jashtë.

Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se është i informuar për sulmin dhe se agjentë të FBI-së janë dërguar në vendngjarje. Ministria e sigurisë së brendshme është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe po monitoron situatën, kumtoi ministrja Kristi Noem.

Personat zyrtarë informuan se në Mineapolis edhe një ditë më parë u regjistruan tre incidente të tjera të armatosura, në të cilat tre persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR