• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të punësuarit në Fondin për sigurinë shëndetësore kanë hyrë në grevë

Të punësuarit në Fondin për sigurinë shëndetësore kanë hyrë në grevë

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Të punësuarit në Fondin për sigurim shëndetësore (FSSH) kanë hyrë në grevë. Të gjitha njësitë rajonale, që janë paralajmëruar, sot nuk do të kryejnë detyra, përveç atyre më urgjente.

"Revolti tek të punësuarit është i madh. Grevojnë edhe ata që janë në sindikata tjera. Të mbeten ato paga që i kemi marrë me pagën e dhjetorit. Nuk kërkojmë asgjë më tepër, por vetëm le të na mbeten pagat sa i kemi pasur në dhjetor. Greva nuk do të ndalojë, madje edhe me çmimin që të mos marrin paga, siç është rasti tani. Momentalisht, të punësuarit në FSSH nuk kanë paga", tha kryetari i Sindikatës së punëdhënësve nga administrata, organet e jurisprudencës dhe shoqatat e qytetarëve (AOJSHQ), Tërpe Deanoski.    

Branko Axhigogov, kryetar i Organizatës sindikale të FSSHM, shtoi se deri më tani nuk është paraqitur asnjë incident, as problem.

"Qytetarët janë koshientë për situatën, në të cilën ndodhemi", theksoi ai.

I pyetur se çfarë nuk do të marrin qytetarët nga sot, cilat shërbime janë shkurtuar, ai shtoi se qytetarët as nuk duhet të mundohen të vijnë për kërkesë për rehabilitim, për ndihma ortopedike, për certifikim të mjeteve ndihmëse ortopedike, për kompensim për pushimin e lehonisë, kompensim për pagesën e pushimit mjekësor, për sigurimet jashtë vendit, për formularët dygjuhësh etj. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR