• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën tre viktima gjatë shpërthimit në Moskë

Të paktën tre viktima gjatë shpërthimit në Moskë

Moskë, 5 maj 2025 (MIA) – Tre persona humbën jetën, ndërsa gjashtë u lënduan në shpërthimin në një ndërtesë banimi në Moskë, transmeton RIA Novosti.

Shpërthimi shkaktoi zjarr, ndërsa kati i nëntë i ndërtesës u shemb pjesërisht.

Zjarrfikësve iu desh rreth një orë për të shuar zjarrin.

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergej Sobjanin tha se shkaku i shpërthimit është ende i panjohur, ndërsa policia ka ngritur hetim. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR