• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën tre të vrarë në një sulm masiv rus në rajonin Harkov

Të paktën tre të vrarë në një sulm masiv rus në rajonin Harkov

Kiev, 5 gusht 2025 (MIA) – Tre persona janë vrarë, ndërsa dhjetë, në mesin e të cilëve edhe tre fëmijë, janë plagosur në sulmet ruse në Ukrainë gjatë 24 orëve të kaluara, deklaroi kryetari i administratës ushtarake rajonale të Harkovit, Oleg Sinebugov. 

Ai tha se gjashtë fshatra në rajonin Harkov ishin sulmuar. Në fshatin Liman, komuna Vovçansk, ishin vrarë një grua dhe një burrë 49 vjeçar. 

Sinegubov shtoi se sot në mëngjes forcat ruse e sulmuan edhe qytetin Llozova me 33 dronë. Në sulm ishte vrarë një burrë 55-vjeçar, ndërsa 10 persona ishin plagosur, në mesin e të cilëve një vajzë 13-vjeçare dhe një djalë 14-vjeçar. 

Operatori shtetëror hekurudhor deklaroi se është shkaktuar dëm në stacion dhe objektet e tjera në Llozovë, qendër transporti në rajonin Harkov i cili kufizohet me Rusinë. 

Shefi i këshillit të qytetit, Sergej Zelenski, shkroi në Telegram se ai është sulmi më masiv ndaj qytetit nga fillimi i luftës. Ai tha se furnizimi me ujë është ndërprerë në disa pjesë të qytetit. 

Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski, gjithashtu, e komentoi sulmin. 

“Mbrëmë, rusët lëshuan një raketë balistike dhe pothuajse 50 dronë, shumica e të cilëve janë ruso-iranianë Shahed, kundër Ukrainës. Shumë nga dronët u rrëzuan nga mbrojtësit tanë, por për fat të keq pati edhe sulme", shkroi ai në rrjetin social "X". "Ekipet e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave punuan gjithë natën në Llozova, rajoni Harkov. Këtu rusët goditën infrastrukturën civile me më shumë se 25 raketa Shahed", shtoi Zelenski. fc/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR