• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën tre të vdekur në sulmet ukrainase me dronë në Rusi, një person u vra në sulm rus në Herson

Të paktën tre të vdekur në sulmet ukrainase me dronë në Rusi, një person u vra në sulm rus në Herson

Moskë, 2 gusht 2025 (MIA) – Të paktën tre persona ishin vrarë gjatë natës në sulmet me dronë ukrainas në jug të Rusisë, njoftuan autoritetet lokale. 

Sulmet ndodhën në rajonet Rostov dhe Penza, si dhe në Samara, e cila është larg vijës së frontit. 

Ushtria ruse njoftoi se gjatë natës ka kapur 112 dronë ukrainas. 

Në Ukrainë një person humbi jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në granatimin rus sot në mëngjes në qytetin Herson, njoftoi Administrata Ushtarake e Hersonit në Telegram. 

Shefi i Administratës Ushtarake lokale, Aleksandar Prokudin, deklaroi se sulmi rus ishte drejtuar ndaj objekteve të rëndësishme infrastrukturore, si dhe zona të banuara. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR