• e diel, 22 dhjetor 2024

Të paktën tre persona humbën jetën në stuhinë Henk në Angli

Të paktën tre persona humbën jetën në stuhinë Henk në Angli

Londër, 5 janar 2024 (MIA) - Të paktën tre persona e kanë humbur jetën kur stuhia Henke përfshiu Anglinë dhe Uellsin me shi të dendur dhe përmbytje, duke detyruar evakuimin e njerëzve pranë lumit Trent në Stafordshir.

Përmbytjet e fuqishme vazhduan dje në disa pjesë të Anglisë, ndërsa paralajmërimi i fazës së verdhë ishte në fuqi deri në mëngjesin e sotëm.

Shtëpitë dhe rrugët janë të përmbytura, ndërsa zjarrfikësit po ndihmojnë qytetarët në rrezik.

Meteorologët thanë se reshjet e shiut mund të shkaktojë përmbytje të mëtejshme dhe ndërprerje të trafikut.

Linja e drejtpërdrejtë e trenit midis Svindonit dhe Bristol Parkvej është ndërprerë për shkak të përmbytjeve.

Agjencia britanike e mjedisit jetësor kumtoi se po heton derdhjen e ujërave të zeza nga një fabrikë e përmbytur e stacionit të pastrimit në Sari, ndërsa një zëdhënës i agjencisë deklaroi se ujërat e zeza janë derdhur në Temza. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR