• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën tre persona humbën jetën në një zjarr gjatë demostratave në Indonezi

Të paktën tre persona humbën jetën në një zjarr gjatë demostratave në Indonezi

Xhakartë, 30 gusht 2025 (MIA) – Të paktën tre persona humbën jetën në zjarrin të cilin e shkaktuan demonstruesit në ndërtesën e këshillit të qytetit në qytetin indonezian Makasar, pasi në vend shpërthyen demonstrata për shkak të vdekjes së një taksisti me motori i cili gjatë protestave të kaluara ishte shkelur nga vetura e policisë, informon sot “Guardian”. 

Në protestat në Makasar, në pjesën lindore të Indonezisë, ishin djegur ndërtesat e këshillit krahinor dhe lokal të qytetit, si dhe automjete ndaj të cilëve demonstruesit hidhnin gurë dhe koktej molotov. 

Sekretari i këshillit të qytetit, Rahmat Mapatoba, tha se tre persona humbën jetën në zjarrin të cilin e shkaktuan demonstruesit, sepse “ishin bllokuar në ndërtesën e djegur”. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR